Home > Studia con noi > Master > Master di I livello in Immigrazione. Fenomeni migratori e trasformazioni sociali > Master > Introduction multilingual > Prezantim

Prezantim

MASTER SULL' IMMIGRAZIONE

 

Prezantim


     Master-i mbi Imigrimin i Universitetit të Veneciës lindi në vitin 1999 për t’iu përgjigjur kërkesës gjithnjë e më të madhe për studim dhe përgatitje të krijuar nga fenomeni i imigrimit dhe nga proceset sociale të lidhura me të. Ky Master e trajton imigrimin si një fenomen të njësishëm, që ka nevojë për njohuri globale dhe për metodë studimi që përfshin njohuritë e shumë shkencave me qëllim që të njihen dhe të ushtrohen plotësisht kërkesat dhe të drejtat e emigrantëve si dhe të nxitet një shkëmbim i barabartë midis personave, popujve dhe kulturave.

     Në këtë Master imigrimi është i vëzhguar si një fenomen social tërësor, që transformon si shoqërinë nga niset imigranti si atë ku ai mbërrin: prandaj mënyrat “reduktuese”, “naturalizuese” dhe “etnizuese” të trajtimit të çështjes janë këtu të kritikuara. Imigrimet studiohen sipas një këndvështrimi historik: analizohen faktorët që çojnë drejt procesit të globalizimit të imigrimeve, duke i parë si pjesë e procesit të ndarjes ndërkombëtare të punës, si dhe duke studjuar thellë lidhjen ekzistuese midis procesit social të imigrimit dhe atij të kolonizimit, që i përket si të shkuarës si të tashmes. Përsiatje të thelluara i dedikohen edhe kushteve diskriminuese në të cilat shpesh gjënden imigrantët  si dhe, në përgjithësi, racizmit që depërton shoqërinë tonë.

     Parimi kryesor mbi të cilin bazohet ky Master është ai që mundohet të vështrojë procesin e imigrimit edhe “nga ana tjetër”, d.m.th. nga ana e popullësisë së imigrantëve, të trajtuar jo më si objekte pasive ose, akoma më keq, si qënie më të ulëta se popullsia vendase, por si persona që kanë nevojë për emancipim social.

     Aktiviteti mësimor i Master-it parashikon një seksion fillestar që analizon proceset historike, kontekstet sociale të vëndeve nga vjen popullësia e imigruar, karakteristikat e imigrimeve në vëndet më të rëndësishme të Evropës, kategoritë dhe konceptet themelore (racë, etni, gjini, klasë etj.), i ndjekur nga një seksion i dytë ku thellohen aspekte të ndryshme të imigrimit: imigrimet femërore, puna, shëndeti, drejtësia, shprehjet artistike, shkolla, fenomenet e deviancës, format e vetë-organizimit të imigrantëve, pa harruar asnjëherë pikëveshtrimin “mondialist” si dhe perspektivën që nuk kryen thjeshtëzime të rrëmbyera.

     Të merresh me çështjen e imigrimit do të thotë të përballosh një shumëllojshmëri të gjërë temash, të cilat ky Master ka kërkuar gjithnjë t’i trajtojë në këto vitet e fundit. Ky proces i pashtershëm rregullimesh, ndryshimesh dhe përforcimesh ka prodhuar, me kalimin e kohës, një pikëvështrim, një teori të fortë dhe historikisht të bazuar mbi imigrimet që kanë interesuar prej disa dhjetra vjetësh Evropën dhe Italinë dhe transformimet që këto kanë krijuar në vendet e nisjes si dhe në ato të mbërritjes.

     Në shtatë vitet e para të Master-it, përbërja e studentëve, preardhja e të cilëve ka qenë nga kurse studimesh të ndryshme, është modifikuar gjithmonë e më shumë: në fillim shumica vinin nga përbrënda rrethit, por pastaj u rrit numri i studentëve që vinin nga rrethet e tjera si dhe nga shtetet e tjera (theksohet këtu edhe pjesëmarrja e vetë imigrantëve); për shumë nga këta studentë, Master-i ka qenë edhe një mundesi më shumë për të gjetur punë në sektorin e lidhur me çështjet e imigrimit.

     Kolegji i docentëve ka qenë dhe është i përbëre nga ekspertët më të mëdhenj dhe më të njohur në këtë fushë si në nivelin kombëtar ashtu dhe në atë ndërkombëtar.

     Ndjekja e Master-it, përveç 60 credive mësimore, siguron edhe marrjen e 3 pikëve ne listat  e mëesuesve të shkollave, sipas nenit 1, të ligjit n 43/2005, në bazë të vendimit të Këshillit Kombëtar Universitar në datë 25/05/2005.
 

Aktiviteti mësimor


Master-i mbi Imigrimin i përgjigjet kërkesës së fortë për njohuri dhe formim që vjen nga procesi i globalizimit të imigrimeve si dhe nga rëndësia gjithnjë e më madhe që po merr kjo temë në skenën publike.
Master-i mbi Imigrimin karakterizohet, në radhë të parë, nga fakti që analizon imigrimin si fenomen social të shumanshëm por edhe të njësishëm, i pazbërthyeshëm vetëm ndërmjet pikëpamjeve të veçanta, d.m.th. që kërkon një metodë  studimi ku të përfshihen njohuritë e shumë shkencave; në rradhë të dytë, karakterizohet për qëllimin e përgatijes së disa figurave profesionale dhe specialiste në këtë fushë.

Master-i parashikon këtë program mësimor:

  • krijim i një profili të ri dhe të lartë eksperti në fushën e imigrimit dhe të raporteve midis kulturave, i cili mund të veprojë në sektorin e orientimit, të projektimit, të kërkimit dhe të veprimatrisë në instituzionet publike, private dhe “no-profit”;
  • perfeksionim, azhurnim dhe rikualifikim kulturor dhe profesional i personelit të punësuar në shkollat, shërbimet shoqërore, shëndetësore, kulturore.


Aktiviteti mësimor i Master-it parashikon orë mësimi, stazh dhe studim individual të mbikqyrur.

Mësimet janë të zhvilluara ne formën e seminarit nga disa nga ekspertët më të mëdhenj kombëtarë dhe ndërkombëtarë në këtë fushë dhe janë të ndara në dy pjesë:

  • pjesa e parë i dedikohet shqyrtimit të teksteve shkencore, të kuptimit më të përhapur dhe të politikave me të cilat qeverisen imigrimet. Qëllimi është rritja e aftësive kritike tek studentët si dhe prirjet për një analizë globale të fenomeneve sociale, natyra e ndërlikuar e të cilave nuk mund tëthjeshtëzohet me lehtësi.

Struktura e pjesës së parë të mësimeve është:

  • Historia e kolonializmit
  • Proceset e globalizimit
  • Imigrimi në Evropë
  • Imigrimi në Itali
  • Shqyrtim dhe diskutim i kategorive dhe koncepteve thelbësore (racë, racizëm, gjini, klasë, komb, integrim, multikulturalizëm, interkulturalizëm)
  • Analiza historike dhe sociale e disa zonave gjeografike dhe kulturore nga është prejardhja e popullsive të imigruara


Pjesa e dytë e mësimeve trajton aspekte të veçanta të imigrimit sipas pikëpamjeve të lëndeve të ndryshme duke i kushtuar kujdes të veçantë perspektivave gjinore si dhe çështjes së pabarazisë sociale dhe “raciale”. Kjo pjesë e mësimeve parashikon gjithashtu analizën e shërbimeve dhe politikave shoqërore, me qëllim për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e studentëve për përgatitjen e projekteve të ndryshme në të gjitha fushat e organizmave shoqërore si dhe të institucioneve. Parashikohet edhe pjesëmarrja e ekspertëve dhe operatorëve të sektorëve të ndryshëm.

Temat e trajtuara në pjesën e dytë e mësimeve janë:

  • Puna, shëndeti, shtëpia
  • Transformimet familjare dhe të brezave
  • Shkolla, gjuhët, interkultura, komunikimi, shprehjet artistike
  • Të drejtat, diskriminimet, strehimi politik, kriminaliteti
  • Aktivitetet dhe shoqatat e imigrantëve
  • Politikat dhe shërbimet sociale, mënyrat e veprimtarive


Në Master janë parashikuar 1500 orë të përgjithshme, të ndara në këtë mënyrë:

  • rreth 364 orë mësimi (leksione, seminare, aktivitet laboratorik, mësim on line, kontrolle të ndryshme të njohurive);
  • 250 orë stazh, edhe jashtë shtetit. Për studentët që nuk punojnë në organizata apo në institucione publike dhe private, ose që kanë pak eksperiencë profesionale në fushën e imigrimit, është i parashikuar një stazh i detyrueshëm pranë enteve publike, private ose no-profit; për ata që e kanë këtë eksperience, stazhi mund të bëhet në vendin e tyre të zakonshem të punës, ose mund të zgjedhin aktivitete të tjera. Periudha e stazhit parahikon edhe ndihmën e një kujdestari (tutor), i cili bashkë me studentin përgatit projektin formativ, zgjedh entin më të përshtatshëm për ta realizuar, vlerëson eksperiencën e bërë gjatë stazhit. Stazhi përfundon me një relacion të shkruar nga studenti;
  • 886 orë studimi individual (aktivitet i ndihmuar edhe nga dokumentat dhe materialet studimit që shpërndahen gjatë leksioneve, provim me shkrim, përgatitje e relacionit mbi stazhin, ndihmë mësimore on line, përgatitje dhe provim final me shkrim ose me gojë)

© Ca'Foscari 2014

Ultima modifica: 21/04/2009 da System Administrators