Ca' Foscari University of Venice - English website > About the University > Mirësevini [Albanian]

Mirësevini [Albanian]

CA’ FOSCARI, ASNJË NUK ËSHTË SI AI

Universiteti Ca’ Foscari do të thotë Venecia. Është e para business school e Italisë dhe  e dyta e Evropës, një universitet në të cilin studiohen më shumë se tridhjetë gjuhë të huaja. Si qyteti ashtu edhe universiteti është udhëkryqi i kulturave, kërkimeve shkencore, mendimeve dhe krijimtarive. Një universitet modern dhe bashkëkohor, në tete Departamentet e të cilit realizohen kërkime shkencore të avancuara, plane dhe programe studimi novatore që sigurojnë një kualifikim e specializim të nivelit të lartë. Programi i formimit universitar, së bashku me 5 istitucionet interdipartimentale, e bën universitetin Ca’ Foscari trasversal dhe më të integruar ndërmjet shume disiplinave. Kështu që kush zgjedh të studjojë në Venecia mund të fitojë njohuri e kompetenca më të gjera e të profilizuara: fusha e ekonomisë i afrohet fushës së arkitekturës, fusha e gjuhëve të huaja  kryqëzohet me fushën e studimeve ekonomike, fusha e restaurimit ndërthuret me fushën e shkencave, për të dhënë disa shembuj.

Universiteti ofron programe studimi për të gjithë nivelet, si në gjuhë italiane ashtu edhe në gjuhë angleze: 15 diploma të Nivelit të Parë, 30 diploma të Nivelit të dytë, 32 master perveç përgatitjes se doktoratave që realizohen brenda Shkollës së Doktoraturës. Përkrah tyre zhvillohet Shkolla verore (Summer School) e re që realizon kurse me kredite dhe aktivitete jashtë kurrikulave për studentë italianë, ndërkombetarë dhe për profestionistë me interes në kurse dhe mësime të dhëna nga pedagogë italianë dhe të huaj.

Universiteti Ca’ Foscari ofron për më tepër një portofol të pasur me programe ndërkombëtare si 5 diploma të nivelit të parë (bachelor), 13 Master (niveli i parë), 2  Master (niveli i dytë) dhe 10 Doktoratura.

«Studimi në Cà Foscari nuk është vetëm frequentimi i ambienteve dhe bibliotekave. Nuk është vetëm të marrësh formim të avanzuar. Është të jetosh një eksperiencë unike, në një kontekst që si asnjë tjetër, bashkon artin, kulturën, zgjerimin internacional dhe shkëmbimet me jashtë. Është thjesht Venezia. Mirësevini në Ca’ Foscari, mirësevini në Venecia».

Carlo Carraro, rektori i Universitetit Ca’ Foscari

© Ca'Foscari 2013

Last update: 20/03/2012 da System Administrators